EVN Maqedoni dhe SHMET Mihajlo Pupinsolemnisht hapën klasën e cila është e përshtatur për nevojat e projektit për arsimim të dyfishtë „20-20-20”

Shkup, 19.12.2017Hapje solemne e kabinetit të parë për projektin „20-20-20” ndodhi sot në hapësirat e SHMET „Mihajlo Pupin” në Shkup. Në eveniment ishin të pranishëm ministresha e Arsimit dhe Shkencës znj. Renata Deskoska, anëtarët e Bordit Drejtues të EVN Maqedoni dhe punonjës dhe nxënës të shkollës.

Projektin e përshendeti ministresha për Arsim dhe Shkencë, znj. Renata Deskoska: „Shpresoj që ky model të ndiqet edhe nga kompani të tjera në Republikën e Maqedonisë. Lidhja në mes të shkollave profesionale dhe kompanive ka rëndësi të veçantë sepse qëllimi është që të edukohen nxënës që do të jenë të gatshëm të hyjnë në tregun e punës”

Planprogram mësimor i ri për elektroinstalues dhe montues ka qenë i propozuar nga grupa punuese e ekspertëve të EVN Maqedoni dhe SHMET „Mihajlo Pupin”. I njejti ka qenë i mbështetur nga Qendra për Arsim të Mesëm Profesional dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Drejtori i SHMET „Mihajlo Pupin”, z. Eftim Pejovski falënderoi EVN Maqedoni për bashkëpunimin dhe donacionin dhe shtoi: „Ky projekt filloi prej në zero, u lind si një ide nga bashkëpunimi shumëvjeçar në mes „Mihajlo Pupin” dhe EVN Maqedoni. Jemi të kënaqur që ky projekt u bë realitet dhe arritëm të bëjmë ndryshime në drejtim të krijimit të një programi arsimorë i cili motivon dhe në fund gjeneron cilësi.”

EVN bëri pajisjen e kabinetit dhe bëri donacion të mjeteve bashkëkohore për edukim: materiale elektroteknike, mjete, kabina ndarëse sipas standardeve të EVN dhe pajisje mbrojtëse për nxënësit. Këta materiale shfrytëzohen gjatë aktiviteteve të përditshme të montuesve të EVN.

  1. Shtefan Peter, kryetar i Bordit Drejtues të EVN Maqedoni, kishte fjalën e fundit: „ Kemi nevojë për fuqi punëtore të kualifikuar. Në këtë kabinet, nxënësit kanë qasje ndaj materialeve të vërteta me të cilat do të përballen kur do të punojnë në terren. Përmes projektit „20-20-20” këta nxënës do të fitojnë vend pune, ndërsa ne si kompani do të fitojmë punonjës të kualifikuar”

Në mars 2017, EVN Maqedoni dhe SHMET „Mihajlo Pupin” nënshkruan memorandum bashkëpunimi, me të cilin filloi krijimi i kushteve për formim të EVN paraleles speciale. EVN ka planifikuar përfshirje të kuadrove të saja profesionale në procesin e mentorimit të nxënësve. Me projektin „20-20-20”, EVN Maqedoni ofron shansë të veçantë për punë praktike dhe mundësi për punësim.