Zëvendësdrejtori i agjencisë amerikane të hetimit, FBI, Andreë McCabe, planifikon të dalë në pension të parakohshëm në fillim të vitit të ardhshëm, një vit pas kritikave nga republikanët në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, se ka përgjuar presidentin Donald Trump.

Lajmi është bërë i ditur nga e përditshmja Uashington Post. FBI ka refuzuar të bëjë komente. Shpesh Republikanët në kongres e kanë akuzuar zotin McCabe, se anonte kundër presidentit Trump.

Republikani Chuck Grasley, kryesues i Komitetit të drejtësisë në Senatin e Shteteve të Bashkuara, më herët këtë javë u tha gazetarëve se do të donte ta shihte McCabe jashtë FBI-së.

McCabe ka shërbyer si drejtor i agjencisë FBI, pasi Donald Trump e shkarkoi ish-drejtorin e FBI-së, James Comey, në muajin maj.