Më shumë se 1.850 punëtorë e kanë humbur jetën si rezultat i fatkeqësive gjatë punës në Turqi nga janari deri në nëntor të këtij viti, tregojnë të dhënat e agjencisë turke për marrëdhënie me opinionin, PRNet.

Sipas këtij treguesi, Turqia është në vendin e parë mes vendeve evropiane, ndërsa viktimat në vendin e punës janë kryesisht burra.

Në nëntor, shumica e rasteve të vdekjes, gjithsej 23, janë regjistruar në Stamboll. Pastaj vijojnë Konia, Antalia, Gaziantep dhe Izmiri.

Shumica e aksidenteve gjatë punës kanë ndodhur në sektorin bujqësor. Pas tij janë ndërtimtaria dhe transporti.

Mediat turke u përkushtojnë vëmendje të madhe problemeve me aksidente gjatë punës dhe rasteve të vdekjes lidhur me to. Prej janarit deri në nëntor të këtij viti në mediat turke janë publikuar 98.962 informata lidhur me këtë temë, publikoi PRNet.