Turqia do të parashtrojë rezolutë në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së, me të cilën i bëhet thirrje SHBA-së ta tërheqë vendimin e vet për njohje të Jerusalemit për kryeqytet të Izraelit, deklaroi sot presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan.

Rezoluta u parashtrua dje në Këshillin e Sigurimit të KB-së nga ana e Egjiptit, i cili është anëtar jo i përhershëm i Këshillit. SHBA-ja vendosi veto ndaj rezolutës, edhe pse katërmbëdhjetë vendet e tjera anëtare e mbështetën.

“Tani me vullnetin e Zotit, ne do të parashtrojmë rezolutë në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së”, deklaroi Erdogan në konferencën e përbashkët për shtyp me presidentin e Xhibutit, Ismail Omar Gele.

“Mbështetja prej dy të tretave në Asamblenë e Përgjithshme në realitet do të thotë hedhje poshtë e vendimit të Këshillit të Sigurimit”, shtoi Erdogan.