Autoritetet turke në 48 orët e fundit, arrestuan të paktën 200 anëtarë të dyshuar të “Shtetit Islamik” që u akuzuan për planifikimin e sulmeve gjatë festave të Vitit të Ri.

Policia ka kryer një aksion në 14 qarqe të ndryshme, ku janë arrestuar 124 të dyshimtë lidhur me SHI-në të enjten, edhe 77 sot, njoftoi Anadoli.

Midis të arrestuarve ka edhe të huaj. Policia ka konfiskuar dokumente dhe materiale dixhitale në të cilat ka pasur plane për sulme në natën e Vitit të Ri.