Përforcim i kapaciteteve institucionale, administrative dhe operative të Drejtorisë Doganore të Republikës së Maqedonisë është qëllimi i tuining projektit që do të zbatohet me mbështetje të Agjencisë austriake për Integrim Evropian dhe Zhvillim Ekonomik dhe të Drejtorisë Doganore të Lituanisë.

Projekti “Përforcim i kapaciteteve institucionale dhe operative të Drejtorisë Doganore” fillimi zyrtar i të cilit është caktuar për sot do të zgjasë 21 muaj, ndërsa buxheti i tij i përgjithshëm është 1,6 milionë euro.

“Qëllimi kryesor i projektit është përforcimi shtesë i kapaciteteve administrative të Drejtorisë Doganore dhe kapacitetit të tij për zbatimin e legjislacionit së BE-së dhe reformave për realizimin e kërkesave evropiane në sferën e doganës për përafrimin e vendit në tregjet evropiane dhe në Unionin Doganor”, tha drejtori i Drejtorisë Doganore Gjoko Tanasoski në fjalimin e tij.

Ai theksoi se projekti duhet të ndihmojë për përafrim më të shpejtë të vendit drejt BE-së në fushën e doganës me qëllim që të pamundësohet tregtimi i paligjshëm me mallra, të lehtësohet tregtia dhe të vendosen përmirësimet e mëtutjeshme në sferën e organizimit dhe menaxhimit me implementimin e strategjive të miratuara për zhvillim të mëtutjeshëm të operacioneve dhe procedurave doganore.

Rezultatet kryesore projektuese nga projekti janë sistemuar në katër komponentë, nga të cilët, siç tha, i pari është kontrolli postdoganor dhe revizioni, i dyti është menaxhimi me rrezik, i treti është laboratori dhe i katërti trajnimi.

Jaromir Leviçek nga Drejtoria e BE-së në Shkup theksoi se BE-ja deri më tani, Drejtorisë Doganore i ka ndarë 16 milionë euro si IPA mbështetje që të arrihet balancim i vërtetë midis funksioneve të saj për kontroll dhe për grumbullimin e tatimeve.

“Me këtë tuining projekt pres që Drejtoria Doganore të bëhet edhe më operative dhe t’i përmirësojë sistemet e saj për kontroll, por edhe të ndërtojë partneritet në bashkësinë e biznesit”, tha Leviçek.

Atasheu policor në Ambasadën austriake Piter Kiterberger theksoi se ky është tuining projekti i pestë që Austria e zbaton në Maqedoni në tre vitet e fundit dhe shtoi se kjo e tregon lidhjen e fuqishme midis dy shteteve.