Tryezë e rrumbullakët me temë “Zhvillimi i tregut në sektorin e banimit: Fokusi i efikasitetit energjetik” sot do të mbahet në organizim të Qendrës Terviliger për inovacione në banimin në Atlantë, SHBA, dhe shoqatës Habitat Maqedoni nga Shkupi. Në ngjarje do të flasë edhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski.

Tryeza e rrumbullakët është pjesë e projektit kompleks i cili përfshin vlerësim të madhësisë së tregut dhe potencialit për të investuar në efikasitetin energjetik në ndërtesat kolektive banesore në Maqedoni, përmes analizës sistematike të fondit banesor, kombinuar me vlerësime për shpenzimet për rikonstruim dhe ripërtëritje energjetike, si dhe efektet afatgjatë të ndërhyrjeve të këtilla.