Në gjykatën penale ka vazhduar gjykimi për rastin “ Trust” ku i akuzuari i parë është biznesmeni Sead Koçan.

Gjatë seancës së sotme është marrë në pyetje eksperti Igor Kostov, me ç’rast prokuroria dhe avokatët i kanë parashtruar pyetje Igor Kostovit në lidhje me marrëveshjet e nënshkruara të kompanisë së Sead Koçanit dhe drejtuesve të kompanive “Transmet”, “Sileks” dhe “Vato”.

Sipas Prokurorisë Speciale Publike të akuzuarit dyshohen për kurdisjen e tenderit në vlerë prej 17 milion euro. Seanca gjyqësore për rastin në fjalë do të vazhdoj edhe gjatë ditës së nesërme.