rupi i karbonizuar brenda nje ashensori ne Sarandë dyshohet të jetë i njërit prej punonjësve të ujësjellësit në këtë qytet.

Eshtë gazetarja e “Balkanweb” Shpresa Dine e cila konfirmon se trupi është djegur totalisht dhe besohet se viktima është  Agim Proda.

Agim Proda njihej si njeri mjaft pozitiv në Sarandë, ndërsa aktin e rëndë dyshohet ta ketë kryer në kushtet e depresionit. Kohët e fundit, siç mëson “Balkanweb atij i ishte shfaqur një plagë në buzë, prej së cilës thoshte se do të vdiste.

Ditën e sotme ai është larguar disa kilometra larg banesës së tij, një një pallat ende në ndërtim, dhe i ka vënë flakën vetes, siç dyshon edhe policia.

Ka qenë një telefonatë, një orë më parë në Sallën Operative të Sarandës që njoftoi për trupin e djegur brenda ashensorit.

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 10.12.2017, rreth orës 14:10, Salla Operative Sarandë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen ”Nr.4”, në brendësi të ashensorit të një pallati ende në ndërtim është gjetur i djegur plotësisht një shtetas.

Shërbimet Policore dhe Grupi Hetimor kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes dhe kanë konstatuar se në brendësi (në gropën) e ashensorit gjendet plotësisht i djegur trupi i një shtetasi të seksit mashkull.

Nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se trupi i pajetë ti përkasë shtetasit A.P., 58 vjeç, banues në Sarandë, i cili mund të jetë vetëdjegur.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Global