‘Trump po shpall luftë në Lindjen e Mesme!’. Ky eshte paralajmerimi shokues qe ben zyrtari i larte palestinez mbi levizjet dhe planin e fundit te presidentit amerikan Trump per njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit.

“Trump do të “shpallte luftë në Lindjen e Mesme” nëse ai e njeh Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit”- thote per mediat e huaja zyrtari palestinez, Manuel Hassassian.

Hassassian, i cili është delegat palestinez në Mbretërinë e Bashkuar, tha se plani i Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit do të ishte “puthja e vdekjes” për zgjidhjen mes dy shteteve.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë javën e kaluar thanë se Presidenti Trump do të njohë Jeruzalemin si kryeqytetin e Izraelit, një veprim që zyrtarët kanë frikë se mund të shkaktojnë një luftë në Lindjen e Mesme.

Duke folur për zhvillimet e fundit Hassassian tha: “Në një kohë kur e gjithë Lindja e Mesme dhe izraelitët palestinezë kanë nevojë për një rishpërndarje në negociata, këtu ai vjen për të filluar një episod të tërë të konfuzionit, anarkisë, shtrembërimit të konceptit të një zgjidhjejeje”- tha ai, duke shtuar se “tani njofton po njofton me kete se po shpall luftë në Lindjen e Mesme”.