Presidenti amerikan Donald Tramp u kërcënua sot se do ta ndërpresë ndihmën financiare për vendet, të cilat japin mbështetje në KB për propozim-rezolutën kundër vendimit të tij për ta njohur Jerusalemin për kryeqytet të Izraelit.

“Ata marrin qindra milionë, madje edhe miliarda dollarë dhe do të votojnë kundër nesh. Ne i ndjekim këto votime. Le të votojnë kundër nesh dhe do të ndalojmë shumë para. Nuk jemi të interesuar”, theksoi Tramp në konferencën për shtyp.

Asambleja e Përgjithshme e KB-së për nesër ka thirrur seancë urgjente me kërkesë të vendeve arabe dhe myslimane në lidhje me vendimin kontestues të SHBA-së.