Është koha që Jerusalemi të njihet si kryeqytet i Izraelit, deklaroi sot  presidenti amerikan Donald Tramp.

“Publikimi im i sotëm e shënon fillimin e periudhës së re drejt konfliktit mes Izraelit dhe palestinezëve. Në vitin 1995, Kongresi miratoi akt me të cilin u kërkua që autoritet federale ta zhvendosin Ambasadën në Jerusalem dhe ta njohin këtë qytet për kryeqendër të Izraelit. Ky akt u miratua me shumicë të madhe”, theksoi Tramp.

“Megjithatë gjatë tërë këtyre viteve, presidentët të cilët e përfaqësonin SHBA-në refuzuan zyrtarisht ta njohin Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit”, tha Tramp. Në të vërtet ne refuzojmë ta njohim cilindo qytet për kryeqendër të Izraelit. Por sot, përfundimisht e njohim atë që është e qartë, e ajo është që Jerusalemi është kryeqytet i Izraelit. Kjo nuk është asgjë më pak, e as më shumë nga njohja e realitetit. Gjithashtu, kjo është punë e drejtë. Kjo është diçka që duhet të bëhet”. theksoi Tramp.

Megjithatë, ai theksoi se SHBA-ja ende zotohet për zgjidhje të konfliktit izraelito-palestinezes sipas parimit “dy shtete”.

“SHBA-ja mbetet thellë e përkushtuar në ofrimin e ndihmës për të arritur më lehtë  marrëveshje paqësore që është i pranueshëm për të dy palët”, theksoi Tramp.

Tramp paralajmëroi edhe se në ditët në vijim nënpresidenti Majk Pens do të udhëtojë drejt Lindjes së Afërt “për ta konfirmuar përkushtimin tonë për të punuar me partnerët nga Lindja e Afërt në mënyrë që ta fitojmë radikalizmin që po i kërcënon shpresat dhe ëndrrat e gjeneratave të ardhshme”.

Kjo është hera e parë SHBA-ja të ketë ambasadë në Jerusalem.

“Unë, gjithashtu, kërkoj që Departamenti i Shtetit të fillojë përgatitje për zhvendosje të ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem”, theksoi presidenti amerikan.

Tramp nënshkroi suspendim gjashtëmujor të ligjit amerikan të vitit 1995, me të cilin mandati i ambasadës do të zhvendoset në Jerusalem.

Para disa ditëve u kumtua se presidenti amerikan, Donald Tramp do ta kumtojë njohjen amerikane të Jerusalemit për kryeqytet të Izraelit, por atëherë shërbimet në Shtëpinë e Bardhë informuan se ambasada e SHBA-së nuk do të rilocohet menjëherë.

SHBA-ja ka konsullatë në Jerusalem, si dhe në Hong-Kong. Konsullata në Jerusalem i shërben Jerusalemit dhe territoreve nën kontroll të Izraelit në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës.

SHBA-ja tashmë u ka ndaluar nëpunësve qeveritarë amerikanë çfarëdo lëvizje për shkaqe personale në Qytetin e vjetër të Jerusalemit për shkak të protestave të pritshme të palestinezëve. Ndalesa vlen edhe për Bregun Perëndimor. Lejohen vetëm lëvizje zyrtare me rëndësi të veçantë, të shoqëruar me masa plotësuese të sigurisë, saktëson Departamenti amerikan i Shtetit.

Statusi i Jerusalemit është një prej çështjeve kontestuese midis Izraelit dhe palestinezëve. Derisa Izraeli insiston se Jerusalemi është kryeqytet i shtetit hebarik dhe atje janë të gjitha institucionet shtetërore, përfaqësitë diplomatike funksionojnë në Tel-Aviv.

Kongresi amerikan në vitin 1995 me shumicë të madhe solli vendim që ta zhvendosë Ambasadën nga Tel Avivi në Jerusalem, por i dha mundësi presidentit ta shtyjë atë vendim në çdo gjashtë muaj. Të gjithë presidentët që atëherë e shfrytëzuan mundësinë që ta shtyejnë vendimin.