Administrata Trump ka vendosur të autorizojë shitjen e armëve në Ukrainë, duke shkelur një urdhërndalimi të pashkruar të ish-presidentit amerikan, Barack Obama, sipas burimeve të qeverisë amerikane cituar nga gazeta e përditshme “The Washington Post”.

“Vetëm këtë muaj, Departamenti i Shtetit ka dhënë miratimin për shitjen e armëve të tipit M107A1, municioneve dhe pajisjeve me një vlerë prej 41,5 milionë dollarë”, sipas ”The Washington Post”.

“Nuk është lëshuar asnjë autorizim i shitjes së armëve të rënda pavarësisht kërkesës së paraqitur nga qeveria ukrainase”, shkruan e përditshmja amerikane “The Washington Post”.

Ky vendim është mbështetur nga figurat drejtuese të Sigurisë Kombëtare dhe në Kongres, por mund të ndikojë në kompromentimin e marrëdhënieve Trump-Putin, përcjell Atsh.

Tre vjet më parë Kongresi amerikan miratoi shitjen e armëve sipas ligjt ‘Akti i lirisë së Ukrainës’, por administrata e ish-presidentit Obama nuk e zbatoi asnjëherë këtë vendim.