Treqind persona me handikap sivjet janë punësuar përmes projekteve dhe përmes masave aktive nga plani operativ në pajtim me Ligin për punësim të personave të papunë, nga të cilët 230 persona me shfrytëzimin e mjeteve nga Fondi i veçantë, ndërsa 70 persona përmes projekteve nga masat aktive për punësim. Më shpesh në industrinë e tekstilit dhe të shtypit punësohen persona me handikap.

Këtë sot e theksoi u.d. drejtoresha e Agjencisë të Punësimit të Republikës së Maqedonisë, Biljana Jovanovska, e cila mori pjesë në konferencën në temë “Qendër për punësimin e personave me handikap” si bazë për mbështetje të personave me handikap dhe kompanitë.

Ajo theksoi se qëllimi i Agjencisë për punësim është që të vazhdojë me të gjithë aktorët në procesin e gjetjes së mënyrave dhe zgjidhjeve të përfshirjes së personave me aftësi të kufizuara në të gjitha trajnimet, fitim të aftësive, prezantim të masave aktive dhe projekteve për punësim me qëllim që të ulet numri i të papunëve dhe ata të përfshihen në tregun e punës.

Drejtoresha operative e Odës Ekonomike të Maqedonisë Elena Milevska Shtërbevska tha se përmes projektit “Qendër për punësimin e personave me handikap” në bashkëpunim me “Polio Plus-lëvizjen kundër handikapit” kanë formuar Qendër për punësimin e personave me hadikap. Sqaroi se Qendra është locuar në odën ekonomike dhe vitin e kaluar ka organizuar aktivitete në drejtim të mundësimit që personat me handikap të integrohen në proceset e punës në kompanitë dhe të mundësohet këmbim i informacioneve, njohurive shtesë, përvojave dhe arsimit për ata persona dhe për kompanitë.

Udhëheqësi i programit të “Polio Plus – lëvizje kundër handikapit”, Elena Koçovska tha se tre persona me handikap kanë qenë praktikantë në sistemin bankar, dy në sektorin turistik, tre në Odën Ekonomike, ndërsa një bankë ka vendosur të punësojë person me handikap.

Dushan Tomshiq, këshilltar në Kabinetin e ministrit të Punës dhe Politikës Sociale, tha se planifikojnë edhe gjatë vitit të ardhshëm të vendosin rehabilitim profesional, tani më janë në drejtim të analizës së zgjidhjeve të përhershme ligjore dhe do të ketë ndryshime të Ligjit për punësimin e personave me aftësi të kufizuara të cilët do ta lehtësojnë rehabilitimin dhe do të vendosin mjete të cilat do ta financojnë.

Konferencën e organizoi Oda Ekonomike e Maqedonisë në bashkëpunim me “Polio Plus-lëvizje kundër handikapit”.