Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka folur edhe për Kongresin e BDI-së që do të mbahet në qershor.

Ai mes tjerash është pyetur edhe se kush mund të jetë trashëgimtari në BDI, kur t’i vjen koha të diskutohet një gjë e tillë.

“Ka kuadro, ka vlera, ka emra dhe mbiemra të merituar, kur t’i vjen koha do të diskutohen. Nuk është mirë të folet prej tash. Në qershor BDI ka Kongresin, ka punë tani, takimet e Kuvendeve, këshillave nëpër degë, do ketë freskime, reformat kanë nisur…”, ka thënë Ahmeti në Click plus në TV21.