Lëvizjet në merkato nuk ekzsitojnë vetëm nëpërmjet futbollistëve, por kohët e fundit protagonistë janë bërë edhe trajnerët.

Sipas “The Sun” në Angli, trajneri Antonio Conte i Chelseas në fund të sezonit me shumë mundësi do jetë i ulur në paniknën e Real Madridit.

Italiani shihet si një zëvendësues ideal i Zinedine Zidane, që me madrilenët në dy sezonet e fundit ka fituar gjithçka.

Për Conten ka edhe 18 muaj kontratë me ekipin e Chelseat, por një lëvizje e tij në drejtim të Madridit në verë nuk do ishte surprizë për askënd.