Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Një person ka tentuar ti japë fund jetës me vetëdjegie, pasi ishte larguar nga puna dhe nuk ishte paguar.

Njoftimi i policisë për ngjarjen e rëndë:

Me datë 05.12.2017, rreth orës 10:45, në Sallën Operative ka ardhur një telefonatë se në autostradën Tiranë – Durrës, një shtetas tenton të vetëdigjet.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, ku nga veprimet paraprake ka rezultuar se:

Ne autostradën Tiranë – Durrës, në rrugën dytësore, në tarracën e një marketi shtetasi S. Zh., ish-punonjëss në ketë market,  ka hipur në tarracë dhe tenton të vetëdigjet pasi nuk është paguar.

Menjëherë kanë ndërhyrë shërbimet e policisë së bashku me pronaren e biznesit, ku pas  negociatave shtetasi S. Zh.,m është bindur dhe ka zbritur pa u lënduar.

Shtetasi S.Zh shoqëruar për në Komisariat për sqarime të mëtejshme.

Global