Një 10-vjeçare ka varur veten pasi një video ku ajo konfrontohej fizikisht me një vajze të moshës së saj, u nda gjerësisht në mediat sociale.
“Ashanti Davis ishte viktimë, ajo vrau veten për shkak të ngacmimeve të shokëve të klasës”, thanë prindërit e saj
.”Jemi të shkatërruar”, tha babai i saj, Anthony Davis -Ajo ishte fëmija ynë i vetëm, gëzimi ynë më i madh.”
Ashanti, një nxënëse e klasës së pestë në shkollën fillore në Kolorado, u filmua duke u zënë me një vajzë tjetër.
Nëna e saj, Latoshia Harris, pretendoi se vajza tjetër, e kishte ngacmuar dhe tallur.
“E pashë vajzën time të frikësuar -tha zonja Harris –Ime bijë erdhi në shtëpi dy javë më vonë dhe u var në dollap. Imagjinojeni stresin dhe talljet me të cilat është përballur.”