12 persona kanë humbur jetën pasi një autobus turistësh është përmbysur në Meksikë.
Po ashtu, si pasojë e këtij aksidenti të rëndë kanë mbetur edhe 18 persona të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në shtetin e Kintana Ru. Autobusi transportonte 31 turistë nga Shtetet e Bashkuara, Italia, Suedia dhe Brazili.
Ata udhëtonin drejt një pike arkeologjike, ku ndodhen disa rrënoja të lashta majane.
Nuk është ende i qartë shkaku i këtij aksidenti të rëndë. Edhe pse përplasjet e autobusëve që udhëtojnë gjatë natës janë ngjarje të zakonshme në Meksikë, mediat pohojnë se incidente me një numër kaq të lartë viktimash dhe të ndodhura gjatë ditës, janë të rralla.