Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Florida ku një 27-vjeçar ka vrarë veten dhe të dashurën e tij.

Ajo që është më e çuditshmja është fakti që djali mendonte prej disa ditësh t’i propozonte për martëse.

Richard Timilty dhe Holly Given janë gjetur pa jetë në shtëpinë ë tij, ndërsa dyshimet e para bien për një zënke dashurie.

Një ditë para krimit, fqinjët kanë pohuar se 26-vjeçarja është parë duke marrë gjërat e saj nga shtëpia e Richard, e kjo ka ngritur pistën se ata kanë pasur një debat.