Ward’s AutoWorld ka prezantuar listën prej dhjetë motorëve më të mirë për tregun e Amerikës Veriore për vitin 2018.

Duke përcjellë trendin aktual në industrinë automobilistike, në listën e Ward gjenden madje dy motorë elektrikë dhe hibridë, derisa nuk ka asnjë motor të prodhuesve gjermanë, transmeton KosovaPress.

Kjo është befasi duke pasur parasysh se viteve të kaluara në listë rregullisht janë prezantuar motorët e BMW-së, Mercedes-Benz dhe Volkswagen.  Pavarësisht se bëhet fjalë për tregun amerikan-verior, gjermanët çdo vit kishin fituar nga dy shpërblime.

Këtë vit në listën e  Ward’s Auto nuk ka asnjë motor më pak se sa dy litra.  Prodhuesit e vetëm premium që janë ndodhur në këtë listë janë Jaguar dhe Infiniti, transmeton KosovaPress.

Top 10 e motorëve për vitin 2018:

* 150-kW Electric Propulsion System (Chevrolet Bolt EV)  * 3.6L Pentastar DOHC V-6/PHEV (Chrysler Pacifica Hybrid)  * 2.7L Twin Turbo DOHC V-6 (Ford F-150)  * 5.0L DOHC V-8 (Ford Mustang GT)  * 130-kW Fuel Cell/Electric Propulsion System (Honda Clarity)  * 2.0L VTEC Turbocharged DOHC 4-Cyl. (Honda Civic Type R)  * 3.0L Turbocharged DOHC V-6 (Infiniti Q50)  * 2.0L Turbocharged DOHC 4-Cyl. (Jaguar XF)  * 3.3L Turbocharged DOHC V-6 (Kia Stinger)  * 2.5L Atkinson DOHC 4-Cyl./HEV (Toyota Camry Hybrid).