Ulet çmimi i tokës shtetërore në 70 denarë për metër katrorë në rajonin veri-lindor dhe veri-perëndimorë të Maqedonisë. Nga Ministria e transportit dhe lidhjeve thonë se me vendimin e ri të qeverisë, shpronësimi i parcelave do të mund të shfrytëzohet për ndërtimin e godinave për nxënës dhe studentë, shtëpi për qëndrim të të moshuarve dhe të pastrehëve, shtëpi për fëmijët pa prindër dhe persona të braktisur nga familjet.

Deri më tani ky shpronësimi ka kushtuar 1.600 denarë për m2 në zonat qendrore, 1.300 denarë në zonat periferike dhe 500 denarë në zonat rurale. Për ministrin Goran Sugareski çmimet e deri tanishme kanë qenë jo reale dhe kanë penguar investitorët. Ai thotë se ky hap do të stimuloj ndërtimtarinë, duke zhvilluar zonat e pabanuara ose të braktisura.