Dhjetë persona janë plagosur pas një shpërthimi në një supermarket në Shën Petersburg të Rusisë këtë të mërkurë, raportojnë mediat ruse. Mbi 50 persona janë evakuuar nga ndërtesa.

“U dëgjua një zhurmë. Personeli i emergjencës është në vendngjarje. Evakuimi ka përfunduar dhe nuk ka pasur zjarr”, raporton agjencia e lajmeve TASS, duke cituar burime zyrtare.

Nuk dihet nëse shpërthimi lidhet me ndonjë sulm të mundshëm terrorist.