Problemi me korrupsionin eskaloi gjatë periudhës së kaluar në Maqedoni, e kjo është vërejtur si rënie më e madhe historike në listën e Indeksit për perceptimin e korrupsionit për vitin 2016, u publikua në raportin e Transparensi Interneshënëll – Maqedoni “Lufta kundër korrupsionit në Maqedoni në vitin  2017”.

Rezultati nga indeksi i  perceptimit të korrupsionit (IKP) në vitin 2016 ka shënuar rënie frapante për 24 vende, ndërsa Maqedonia tani e zë vendin e ulët të 90-të nga gjithsej 176 shtete të radhitura, thuhet në raport.

Lidhur me luftën kundër korrupsionit gjatë viteve të kaluara, thuhet se në RM më shumë vite udhëhiqej politikë e bazuar në klientelizëm dhe interese, vendësja e sistemit të shtetit të robëruar e ka pamundësuar punën e institucioneve të obliguar për luftë kundër korrupsionit, me çka u krijua sistem i fuqishëm i shprehur në mbrojtjen e të korruptuarve dhe sistem i cili përkundër drejtësisë, sundojnë interesat.

TI-Maqedoni njofton se indeksi i ri do të publikohet në vitin 2018, dhe se nevojitet aktivitet efikas në luftën kundër korrupsionit, ku do të përfshihen të gjithë aktorët, si dhe reformë e tërësishme e KSHPK.

Lidhur me dorëheqjet në KSHZ, Transparensi Interneshënëll-Maqedoni njofton se ato janë hap pozitiv dhe domosdoshmërisht është të parandalohen keqpërdorime të tilla legale në të ardhmen, si dhe të zgjidhet problemi i ngjashëm me pagesën e mjeteve financiare për harxhimet e udhëtimit në Kuvend.