Policia e Laçit ka dhënë informacionin zyrtar në lidhje me grabitjen që ndodhi pasdite në një bankë të nivelit të dytë në këtë qytet.

Sipas policisë, “rreth orës 16:36, në Sallën  Operative të Komisariatit të Policisë Laç ka rënë alarmi i një Banke te Nivelit të Dytë.

Me mbërritjen në vendngjarje policia ka konstatuar se persona akoma të paidentifikuar nën kërcënimin e armës dhe të maskuar, pasi kanë thyer xhamin e njësisë së  Bankës, kanë marrë një sasi parash të cilat ishin në përpunim nga punonjësit e bankës dhe janë larguar me një automjet.

“Paraprakisht mësohet se nuk ka persona të lënduar. Janë organizuar dhe ngritur pika të shumta kontrolli, vijon krehja e zonës për kapjen dhe arrestimin e autorëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftimin e parë zyrtar të policisë së Laçit.