Ministria e Drejtësisë së bashku me Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe ministrin pa resor, të angazhuar për Komunikime, Llogaridhënie dhe Transparencë, u bëjnë thirrje qytetarëve, organizatave qytetare, mediumeve, institucioneve dhe të gjitha palëve të involvuara për kontribut aktiv drejt përgatitjes së propozim ndryshimeve dhe plotësimeve të Ligjit për qasje të lirë drejt informatave të karakterit publik.

Propozimet, siç është theksuar në kumtesën nga shërbimi qeveritar për shtyp, duhet t’i përmbajnë të dhënat në vijim: emrin dhe mbiemrin e autorit të dokumentit apo propozimit, përkatësisht emrin dhe adresën e organizatës apo institucionit.

Propozimet mund t’i parashtroni në Ministrinë e Drejtësisë në [email protected]. Afati për parashtrim të propozimeve është 15.01.2018.