Shi Lei ka thyer me grushte sipërfaqen e një lumi në Hebei të Kinës, për ta shpëtuar të moshuarën e njohur si Zhai.

Me ta nxjerrë nga lumi 73-vjeçare, ai së bashku me një kalimtar rasti i dhanë rrobe, ndërsa e përcollën deri në shtëpi.

Incidenti që mund ta shihni më poshtë, që ndodhi teksa temperatura ishte nën pesë gradë Celsius, tregon vështirësitë për ta lëvizur viktimën, që ishte rënduar shkaku i lagies së rrobave.

“Fillimisht akulli ishte i butë, por sa më thellë ishte më i trashë dhe nuk kisha fuqi. Ajo ishte shumë e lodhur dhe nuk më ndihmonte”, ka thënë Lei.

Derisa Zhai ka gjendje të mirë shëndetësore, nuk dihen rrethanat se si përfundoi ajo në lumë gjatë tij mëngjesi.