Gjatë ditës së sotme një person i gjinisë mashkullore (18 vjeç) është therur me thikë në Skenderaj. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe pas ndihmës së parë është dërguar në QKUK.

“Gjendja e tij është stabile”, tha për Gazetën Express, Fexhrije Pllana, nga zyra për informim e Policisë.

Më tej, Pllana tha se nuk ka ndonjë të arrestuar, Policia po merret me rastin.