Gazeta britanike “The Gardian” në artikullin e titulluar “Maqedonia thotë se duhet të inkuadrohet në BE që ta pengojë autoritarizmin” shkruan për situatën aktuale në vend dhe përpjekjet për integrim në strukturat euroatlantike. Gardian shkruan se krerët e Qeverisë së sapoformuar vlerësojnë se “Përpjekjet për promovim të politikës liberale në Ballkan do të ndërpriten në qoftë se Maqedonisë nuk i ofrohet mundësi e fuqishme për anëtarësim në NATO dhe BE vitin e ardhshëm. E intervistuar nga “Gardian” , zv/kryeministrja njëherësh edhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska ka thënë se ndryshimet nuk mund të bëhen menjëherë, pasi që 10 vite ka pasur ngecje. Ajo theksoi se Qeveria dëshiron të gjejë zgjidhje të kontestit të gjatë Greqinë për çështjen e emrit, megjithatë, Sheqerisnka theksoi se kjo zgjidhje nuk duhet të dëmtojë interesat greke e as ta rrezikojë identitetin e Maqedonisë.