Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po mban sot fjalimin e fundvitit para pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, njofton Klan Kosova.

Thaçi duke komentuar Gjykatën Speciale tha se e njëjta iu imponua institucioneve të vendit.

Sipas tij po të kishte drejtësi, Serbia do të duhej t’i kishte 100 gjykata të tilla.

“Mendoj se Specialja nuk do të arrijë të bëjë atë që proklamon”.

“Sikur të kishte drejtësi të tillë 100 gjykata të këtilla do të duhej të bëheshin kundër Serbisë që janë kryer në Kosovë e Ballkan”.