Presidenti i Kosoves, Hashim Thaçi në fjalën e tij drejtuar gazetarëve për fundvit ka thënë se dialogu mes Kosovës e Serbisë do të hyjë në fazën finale dhe se kjo sipas tij do të thotë fazë e pajtimit dhe njohjes.

“Ka vite që nuk kemi pasur incident ndëretnik dhe është e arritur e mirë në një harmoni etnike në vend. Para disa vitesh ishte e paimagjinueshme por tani dialogu ka hyrë në fazën e pajtimit dhe njohjes. Pra, ose njohje të drejtpërdrejtë ose ndalje të dialogut”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se SHBA do të involvohet në procesin e dialogut duke dhe se siç tha ai duhet të ketë besim në rolin e BE-së dhe SHBA-së”, është shprehur ai.

Thaçi pajtimin e ka quajtur vlerë, andaj, ka shtuar ai, edhe e ka inicuar themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin.