Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.2 ka goditur pjesën jugore të Iranit. Lëkundjet sizmike ranë në një thellësi prej 10 kilometra.
Sipas televizionit shtetëror iranian, nuk është raportuar për viktima.
Nga tërmeti u godit krahina Kerman, e cila për herë të fundit përballoi lëkundjet sizmike 6 ballë më 1 Dhjetor.