Nga LSDM kanë konfirmuar zyrtarisht për televizionin Shenja se dy deputetë të kësaj partie, Vasko Kovaçevski dhe Stevo Pendarovski kanë dhënë dorëheqje. Për Kovaçevskin nuk kanë dhënë hollësi për shkaqet e dorrëheqjes, ndërsa Stevo Pendarovski është emëruar kryetar i Këshillit nacional për integrim në NATO.

Por, këtu situata është komplikuar pasi pas konstatimit të dorrëheqjes së tyre KSHZ duhet të caktojë deputetët e radhës nga lista e njëjtë. Anëtarët e KSHZ-së janë në dorrëheqje dhe caktimi i deputetit të rradhës nga LSDM duhet të bëhet para konstatimit të dorrëheqjeve të komisionerëve.