Pamjet rrëqethëse të filmuara nga kamerat e sigurisë, tregojnë se si një grua e cila po nxirrte para nga bankomati sulmohet nga dy plaçkitës në Newcastle të Anglisë, por ata pendohen shpejt kur para fytyrës së tyre shfaqet një burrë.

Ai godit një nga grabitësit dhe e hedh në tokë, tjetri largohet duke parë se nuk kishte shance.

Gjithsesi policia është shprehur se nuk ka informacion për një incident të tillë.