Tensioni i ulët i gjakut është një gjendje në të cilën tensioni i gjakut bëhet më i ulët se zakonisht dhe njihet si Hypotension. Tensioni normal tek njerëzit është në mes 120/80 dhe 140/90, ky nivel konsiderohet si normal dhe i shëndetshëm mirëpo kur tensioni bie në nivelin e 90/60 apo më poshtë, atëherë pacienti vuan nga tensioni i ulët i gjakut.

Çfarë e shkakton atë?
Tensioni i ulët i gjakut, përgjithësisht shkaktohet nga medikamentet, por jo vetëm.

Disa nga shkaqet e zakonshme të tensionit të ulët janë:

Inflamacioni i ashpër
Inflamacioni i organeve mund të rezultojë në tension të ulët të gjakut, p.sh Pankreatitisi akut që është një gjendje që prek gjëndrrat e stomakut, duke shkaktuar që lëngjet të braktisin qelizat e gjakut dhe të futen në indet me inflamacion duke e reduktuar vëllimin e gjakut.

Gjakderdhja
Gjakderdhja e moderuar apo e ashpër mund të shkaktojë tensionin e ulët. Komplikimet kirurgjikale, aneurizmi i aortës, traume dhe abnormalitetet gastrointestinale janë disa nga rastet ku gjakderdja shkakton tension të ulët.

Dehidratimi
Aktivitetet apo shprehitë që shkaktojnë humbjen e konsiderueshme të lëngjeve në trup, mund të sjellin tensionin e ulët të gjakut

Medikamentet
Ka disa ilaçe që kanë tensionin e ulët të gjakut si efekt anësor i përdorimit të tyre.

Parregullsitë neurologjike
Çdo sëmundje që prek nervat konsiderohet çrregullim neurologjik dhe këto sëmundje mund të shkaktojnë tension të ulët. Një pjesë e sistemit nervor i njohur si sistemi nervor autonom, është përgjegjëse për tretjen e ushqimit, djersitjen si dhe zgjatjen dhe zvogëlimin e sistemit nervor, kur ky sistem preket nga ndonjë sëmundje atëherë nuk është në gjendje të kontrollojë enët e gjakut gjë që mund të çojë deri në tension të ulët të gjakut.

Çrregullim hormonal
Disa sëmundje kanë ndikim tek hormonet e trupit dhe mund të sjellin tension të ulët.

Reaksion nga alergjia
E njohur edhe si Anafilaksë, një gjendje në të cilën personi ka alergji  ndaj ushqimit, medikamenteve apo helmit. Anafilaksa mund të sjellë tensionin e ulët të gjakut nëse nuk trajtohet menjëherë.

Mungesa nutricionale
Mungesa e ushqimit të duhur dhe disa vitaminave esenciale sikurse B-12 dhe acidi folik mund të shkaktojë anemi, gjë që i paraprin tensionit të ulët të gjakut.

Probleme me zemrën
Çdo gjendje që lidhet me aftësinë e zemrës për të qarkulluar gjakun me efikasitet mund të shkaktojë tension të ulët të gjakut.

Shtatëzania
Nuk është e pazakontë që gratë shtatzëna të përjetojnë rënie të tensionit të gjakut në javët e para të shtatzanisë.