Të paktën 40 persona e humbën jetën në sulmin e sotëm vetëvrasës ndaj agjencisë afgane të lajmeve “Vois” dhe qendrës të afërt kulturore “Tabajan” në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.

Zëdhënësi i Ministrisë të Punëve të Brendshme, Nasrat Rahimi deklaroi se të paktën 40 persona janë varë ndërsa 30 janë lënduar, në serinë më të re të sulmeve në Afganistan kundër mediave.

Sulmi ndodhi gjatë panel diskutimit të sotëm në qendrën kulturore, me ç’rast pjesa më e madhe e të pranishmëve kanë qenë studentë.

Sajed Abas Huseini, gazetar në agjencinë “Vois” deklaroi se pas shpërthimit të parë, ka vijuar të paktën edhe një shpërthim. Ai kumtoi se në sulm është vrarë një gazetar, ndërsa një është lënduar.

Dëshmitarët thonë se nga sulmi është shkaktuar dëm i madh në rajonin e banuar me myslimanë shiit.

Tani për tani askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, ndërsa zëdhënësi i talibanëve Zabinula Muxhahid përmes Tuiterit përgënjeshtroi pjesëmarrjen e këtij grupi.