Grupi i hakerëve “Fensi Ber” është përpjekur të depërtojë në postën elektronike e të paktën 200 gazetarëve, botuesve dhe bllogerëve, tregoi hulumtimi i agjencisë Asoshiejtid pres, njohuritë e të cilëve i transmetojnë mediat amerikane.

Agjencia pohon se hulumtimi ka treguar se hakerët rusë kanë përcjellë gazetarë “me pasion të njëjtë”, siç e kanë bërë me politikanë amerikanë dhe zbulues.

Sipas agjencisë, analiza e të dhënave që i ka siguruar kompania për kiber sulm “Sekjuruorkers”, ka treguar se “Fensi Ber” është përpjekur të depërtojë në mesazhet e marra të postës elektronike e të paktën 200 gazetarëve, botuesve dhe bllogerëve, nga mesi i vitit 2014 deri para disa muajve.

AP pohon se të dhënat japin hartë të mediave të cilat rregullisht shkaktojnë “zemërim të Kremlinit”, që i konfirmon dëshmitë e reja për konkluzionin e bashkësisë amerikane të inteligjencës se “Fensi Ber” vepron në emër të Qeverisë ruse, kur është implikuar në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së.

Qeveria ruse mohon se është përzier në zgjedhjet e SHBA-së.