Vendimin për ekstradimin e ish-shefave në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim (DZK) Goran Grujevski dhe Nikolla Boshkovski, Gjykata në Selanik do ta komunikojë të mërkurën e ardhshme.

Krahas dokumentimit të kompletuar të porositur nga Maqedonia, Gjykata dje e ka dëgjuar edhe rrëfimin e avokatit të tyre Petar Vasilev, i cili pohon se veprat për të cilat akuzohen dy ish-zbuluesit janë të kundërshtim me shumë ligje në Maqedoni dhe Greqi Sipas tij, gjykata duhet ta refuzojë ekstradimin sepse druan se në Maqedoni nuk do të kenë gjykim korrekt dhe se jetët e tyre do të jenë nën kërcënim.

Gjykata duhet të marrë vendim, pasi që në seancë do ta marrë në pyetje edhe bashkëshorten e Grujevskit, e cila është propozuar si dëshmi në mbrojtje të tij.

Seanca dje u mbyll për opinion, me kërkesë të një prej avokatëve të tyre.

Grujevski dhe Boshkovski janë në arrest në një burg në afërsi të Selanikut. Ata janë duke u gjykuar edhe në gjykatën e Selanikut për pasaporta të falsifikuara me të cilat janë kapur më 18 tetor të këtij viti në aeroportin në Selanik, kur tentuan të arratisen për në Budapest.