Policia amerikane ka publikuar pamjet e vrasjes së një 26-vjeçari në dhomën e hotelit në Arizona në vitin 2016.

Ai u ekzekutua nga ish-oficeri i policisë Philip Mitchel Braisford. Gjykata vendosi se ish-polici është i pafajshëm në kryerjen e detyrës.

Familja e viktimës e konsideron ngjarjen si ekzekutim. Një vit më parë, policia mori njoftim për të shtëna me armë në një dhomë të hotelit “La Quinta”. 26-vjeçari Daniel Shaver po dilte nga dhoma e tij e hotelit kur mbërritën oficerët e policisë. Ai u urdhërua të shtrihej me fytyrë përtokë dhe u paralajmërua të mos bënte lëvizje të papritur, ose do të qëllohej.

Pamjet tregojnë momentin kur 26-vjeçari zbarritej në tokë drejt oficertit duke i thënë “ju lutem mos më vrisni”, para ish-polici Braisford ta qëllonte për vdekje. Sipas dëshmisë së tij në gjyq, mendoi se 26-vjeçari po nxirrte pistoletë nga brezi dhe për këtë arsye e qëlloi. Pasi u shpall i pafajshëm nga Gjykata, avokati i familjes tha se vrasja ishte ekzekutim i pastër dhe i thjeshtë, ndërsa sistemi i drejtësisë pësoi goditje.