Cristiano Ronaldo po shijon jetën private edhe pse me vështirësi po gjen golat këtë sezon në kampionatin spanjoll.
Superylli i Real Madridit ka shijuar kohën e lirë nga impenjimet me me klubin mbretëror spanjoll.
Ai ka postuar një foto në rrjetin social Instagram duke u ngjitur në aeroplanin e tij.
Ronaldo shihet plot stil me kapele të bardhë dhe atlete sportive të bardha nga Nike të kostumizuara nga vetë Ronaldo.
Linja e veshjeve është e tij dhe ai duket plot stil, madje ka shkruar në postimin e tij atë që është tipike për të: “Të fluturosh me stil”.
Ylli i Realit është në lidhje me Georgina Rodriguez, e cila sapo ka lindur një vajzë. Alana Martina do të jetë fëmija i katërt për Ronaldon, bashkë me djali Cristiano Jr dhe dy binjakët, tre të fundit të lindur nga nëna të ndryshme surrogato.