T’i merrni fëmijët dhe t’i dërgoni në një kopsht zoologjik gjatë një dite si një përpjekje për të kaluar pak kohë me ta nuk do të bëjë ndonjë ndryshim në mirëqenien e tyre.

Në vend se të shpenzoni para në trajtime të mëdha apo udhëtime, mund të kaloni momente së bashku vetëm duke qëndruar në shtëpi, pasi gjëra të tjera mund të mos kenë ndikim të madh.

Një studim i publikuar në Universitetin e Torontos, ka nxjerr se qëndrimi i fëmijëve nga mosha tre deri në 11 vjet nuk kanë ndikim emocional apo mirëqenien fizike të tyre.

“Kemi nxjerr se kualiteti i kohës që kalohet me nënat nuk është i lidhur me mirëqenien e fëmijëve nga tre deri në 11 vjet, për sjelljet shëndetësore, si emocionale dhe paraqitjet akademike”, thotë studimi.

E njëjta thuhet se është nxjerr edhe për baballarët.