Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ish-zëvendëskryeministri Vlladimir Peshevski, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski dhe ish-drejtori i Agjencisë për rrugë shtetërore, Lupço Georgievski, paradite kanë arritur në Gjykatën Penale ku duhet të mbahet seanca e parë për lëndën “Traektorja” e Prokurorisë Speciale Publike.

Ata dyshohen se në gjysmën e dytë të vitit 2012 dhe gjatë vitit 2013 kanë ndërmarrë më shumë veprime, me të cilat në procedurën për zgjedhje të kompanisë për ndërtimin e akseve rrugore Milladinovc – Shtip – dhe Kërçovë – Ohër i kanë tejkaluar autorizimet e tyre. Me këtë ata i kanë shkaktuar dëm buxhetit shtetëror prej 155.117.172 euro, ndërsa kompanisë kontraktuese i kanë mundësuar që të bëhet me pronë.

Gjykata penale më 13 nëntor e pranoi padinë e PSP për këtë rast dhe dha dy data shtesë për gjykim, 18 dhe 26 dhjetor.