Tre prej katër të akuzuarve në rastin “Monstra” në shoqërim të avokatit të tyre Naser Raufi sot erdhën në Gjykatën Penale në Shkup që të paraqiten në pajtim me vendimin e Gjykatës Supreme të lajmërohen në gjykatë dy herë në javë.

Pas paraqitjes, një prej të akuzuarve Haki Aziri deklaroi se nuk kanë për qëllim të arratisen askund dhe se presin që e vërteta të dalë në pah.

“Ne nuk kemi për qëllim të arratisemi askund”. Do të paraqitemi rregullisht siç është paraparë me ligj”, deklaroi Aziri.

I pyetur kur pret të fillojë gjykimi i ri”, tha se nuk e din dhe se kjo varet nga avokati dhe si do të caktojë gjykata.

Të premten Gjykata Supreme solli vendim me të cilin i liroi të katër të akuzuarit për rastin “Monsta” dhe u caktoi masën arrest shtëpiak dhe paraqitje të rregullt para Gjykatës Penale dy herë në javë. Të akuzuarit kaluan pesë vjet e shtatë muaj në burg.