Futbollisti i njohur Taulant Xhaka po e dëshmon çdo herë e më shumë, se është një mashkull i përkushtuar ndaj të dashurës së tij. Ai është bërë herë pas here temë e mediave rozë lidhur me jetën e tij private.

Që është shumë i dashuruar, këtë e ka treguar, por rrallë herë ka ndarë me fansat ndonjë fotografi me të dashurën. megjithatë së fundmi ai vendosi të publikojë një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqet pranë të dashurës së tij Arbnorës.

Kjo e fundit, shihet duke i dhënë një përqafim të përzemërt, më të dashurit të saj. “Dashuri, familja Xhaka, fuqi, dashuri”, ka shkruar Xhaka në mbishkrimin e fotografisë.

Çifti prej disa muajsh janë në një romancë serioze, ndërsa kanë treguar vazhdimisht, se lidhja e tyre po forcohet.

Taulanti i drejtohet vazhdimisht Arbnorës si “gruaja e tij”, ndonëse ende nuk kanë zyrtarizuar lidhjen me martesë.

Loveee❤️ #Xhaka#Family#power#love @__arbnoraaaaaa__

A post shared by Taulant Xhaka (@tx.34) on