Avokati i ish-liderit katalanas Karles Puxhdemon kumtoi sot se klienti i tij tani për tani mbetet në Belgjikë edhe krahas asaj që Gjykata Supreme spanjolle e tërhoqi fletarrestimin ndërkombëtar për arrestimin e tij.

“Tani për tani Puxhdemon mbetet në Belgjikë”, deklaroi avokati Pol Bekaert.

Ai për një televizion lokal tha se procedura kundër Puxhdemonit ndërpritet, por kjo nuk do të thotë se ish-lideri katalanas do të kthehet në Spanjë.

Gjykata Supreme spanjolle siç informoi se e tërheqë urdhrin për arrestimin e kryetarit të shkarkuar të Qeverisë rajonale të Katalonjës Karles Puxhdemon, i cili ndodhet në ekzil në Belgjikë, së bashku me disa bashkëpunëtorë të tjerë më të afërt.

Puxhdemon, anëtarët e Qeverisë së tij dhe disa nga anëtarët e Parlamentit katalanas u akuzuan për kryengritje kundër Spanjës, me ç’rast disa ishin arrestuar në Madrid, ndërsa disa iu bashkëngjitën Puxhdemonit në Belgjikë.

Gjykata Supreme sot informoi se kërkesa për arrest tërhiqet me çka të akuzuarve do t’u mundësohet të marrin pjesë në zgjedhjet e caktuara për më 24 dhjetor.

Gjykata belge, e cila dje duhej të vendoste nëse Puxhdemon dhe katër anëtarë të tjerë të kabinetit të tij të mëparshëm rajonal do të ekstradohen në Spanjë. e shtyu sjelljen e vendimit për më 14 dhjetor.

Paraprakisht, siç lajmëroi MIA, Gjykata Supreme spanjolle dje vendosi që nënkryetari i shkarkuar i Qeverisë katalanase, Oriol Zhunkeras, ish-kryetari i Këshillit për punë të brendshme të Katalonjës, Zhoakim Forn, si dhe Zhordi Sançes dhe Zhordi Kuishart, kryetarë të organizatave separatiste Kuvendi nacional katalanas dhe Omnium Kultural, të mbeten në paraburgim.

Gjykata e arsyetoi këtë vendim me “rrezik për ta përsëritur veprën”.

Gjashtë liderët e tjerë të arrestuar janë liruar nga paraburgimi me kaucion prej nga 100.000 eurove.