Mbrojtësi i Kombëtares U-21, Shaqir Tafa, konsiderohet si një yll në rritje për futbollin e së ardhmes. Shqiptari është në pronësi të Palermos, e cila e ka huazuar te Monopoli për të fituar eksperiencë.
Pseudonimi që i thërrasin miqtë është Shaq, si basketbollisti i njohur i NBA. Është vetëm 19-vjeç dhe ka karakteristika të ngjashme me Andrea Barzaglin e Juventusit.
Tafa debutoi me fanellën bardhjeshile në sfidën ndaj Kozencës, duke mbajtur shiritin e kapitenit për disa minuta. Në një prononcim për “TUTTOcalcioPuglia”, mbrojtësi shqiptar ka rrëfyer emocionet që i dhuroi shiriti i kapitenit.
Ishte një emocion vërtet i fortë, kam punuar shumë dhe në fund jam krenar për rezultatet. Mbajtja e shiritit të kapitenit ishte e pabesueshme. Unë dua të falënderoj të gjithë shokët e ekipit, janë shumë të rëndësishëm për mua. Qëllimi im është të jap gjithçka për fanellën dhe të mësoj sa më shumë nga lojtarët më eksperiencë, për tu rritur individualisht”, u shpreh Stafa.