Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski, në kuadër të vizitës së punës në Strasburg, ka pasur më shumë takime bilaterale në të cilat i ka prezantuar reformat në administratën publike, në të cilat punohet në këtë moment, si dhe angazhimet e Qeverisë në TIK sferën, kumtoi Ministria e Shoqërisë Informative dhe Administratës.

Me drejtorin për shoqëri informatike dhe luftë kundër krimit, pranë Drejtorisë së përgjithshme për të drejtat e njeriut dhe sundimin e së drejtës të Këshillit të Evropës, Jan Kleijsen, ministri Mançeski bisedoi për rëndësinë, përfitimet dhe sfidat e teknologjisë informatike në ndërtimin e shoqërive informatike.

U shqyrtua edhe mundësia për përfshirje aktive të Këshillit të Evropës në Samitin e ardhshëm digjital për vendet nga Ballkani Perëndimor, që do të mbahet në Shkup, vitin e ardhshëm, me qëllim të prezantimit të aktiviteteve dhe veglave të reja të Këshillit të Evropës në pjesën e përgjegjësive të internet provajderëve, mbrojtjen e të dhënave, sajber sigurinë dhe lajmet e rreme.

Ai në Strasburg ka realizuar takim edhe me zëvendës-ministrin për administratë publike të Sllovenisë, Nejc Brezovar, ku shqyrtohet mundësia për bashkëpunim të ndërsjellë dhe këmbim të përvojave në pjesën e vendosjes së TI trupit qendror, respektivisht krijimit të TIK Këshillit kombëtar.