Bashkëpunimi bilateral midis Republikës së Maqedonisë dhe RP të Kinës, si dhe projektet aktuale dhe të planifikuara, të cilat realizohen me mbështetjen kineze ishin në fokusin e takimit të sotëm në Shkup midis zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ambasadorit të RP të Kinës Jin Lisjen.

Marrëdhëniet e përgjithshme bilaterale dha bashkëpunimi midis dy vendeve miqësore, informojnë nga SÇE, nga ana e bashkëbiseduesve janë vlerësuar se shënojnë një trend rritës të zhvillimit.

Në kuadër të takimit është biseduar edhe për bashkëpunimin e projektit me RP të Kinës e cila realizohet ne kuadër të marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik dhe teknik e nënshkruar nga viti 2007 të cilat nga ajo kohë e deri më tani nënshkruhen në nivel vjetor, dhe ju referohen fushave: arsim, shëndetësi dhe komunikim, gjegjësisht rrjetëzim i institucioneve shtetërore.

Bashkëbiseduesit konstatuan se deri në fund të vitit pritet që të nënshkruhet edhe një Marrëveshje për bashkëpunim ekonomik dhe teknik për sigurimin e ndihmës mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Qeverisë së Republikës Popullore të Kinës, me çka do të siguroheshin 20 milion juanë kineze, respektivisht rreth 2,5 milion euro dhe të njëjtat do të parashihen për financimin e projekteve për renovimin e shkollave, por edhe projekte tjera të cilat do të përcaktohen si prioritet nga Qeveria.

Osmani shprehu falënderim për ndihmën e përgjithshme të cilën RP e Kinës ia jep vendit tonë dhe shtoi se edhe në të ardhmen pret përforcim të këtij bashkëpunimi, duke potencuar se ndihma financiare, si dhe investimet të cilat vinë nga RP e Kinës janë të mirëseardhura në Maqedoni.