Kryeministri Zoran Zaev i shoqëruar nga drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Darko Kaevski sonte realizoi takim me delegacionin e Federatës së Karatesë Tradicionale (FKTM), të udhëhequr nga kryetari i saj Dejan Nedev.

Pres shërbimi qeveritar bëri të ditur se në takim karateistët e kanë informuar kryeministrin për suksesin e madh të fundit në kampionatin botëror në karatenë tradicionale, të mbajtur në Itali nga data 1 e deri më 3 dhjetor, kur karateistët e Maqedonisë fituan gjithsej 14 medalje, prej të cilave nëntë të arta.

Заев карате 2

Zaev e ka përshendetur suksesin e tyre dhe ka treguar gadishmëri në të ardhmen Qeveria t’i mbështesë aktivitetet e mëtejshme të Federatës me qëllim edhe më shumë suksese në skenën ndërkombëtare.

“Kemi projekte ambicioze për risi në sport. Do të na duhet bashkëpunimi juaj që ta ndjejnë sportistët benefitin e vërtetë nga idetë tona të përbashkëta”, ka theksuar Zaev.

Përfaqësuesit e FKTM i ndanë diplomë nderi dhe kimono kryeministrit Zaev, në shenjë falënderimi për përpjekjet e tij për promovimin dhe avancimin e sportit në Republikën e Maqedonisë.