Përfaqësuesja e lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri sot në Bruksel do të takohet me kryetarët e qeverive të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.

Siç kumtoi pres shërbimi i përfaqësues së lartë, është paraparë që Mogerini të organizojë darkë pune me kryeministrat e Maqedonisë, Shqipërisë,  Kosovës, Bosnjë e Hercegovinës, Malit të Zi dhe Serbisë, ku do të marrë pjesë edhe komisari evropian për zgjerim dhe politikë fqinjësore Johanes Han.

Qëllimi i këtij takimi të ri të përfaqësueses së lartë të BE-së në formatin “gjashtëshja  e Ballkanit Perëndimor” të nivelit më të lartë, është përforcimi i bashkëpunimit dhe këmbimit të mendimeve për tema rajonale, theksohet në kumtesë.

Sipas paralajmërimeve, pritet që përfaqësuesit evropian dhe kryeministrat e Ballkanit Perëndimor të bisedojnë për perspektivat evropiane dhe bashkëpunimin rajonal.

Është paraparë para darkës Mogerini të ketë edhe takime dypalëshe me disa nga kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.